Blerim
Racaj

ështe nje fotograf i pavarur në Londër, përvec pjesëmarrjes në ekspozita të ndryshme në Kosovë dhe jashtë vendit, ai së fundmi është përzgjedhë për Galerinë National Portrait të Britanisë së Madhe për Cmimin Taylor ëessing Portrait Prize.

Nita Salihu
Hoxha

është dizajnere grafike nga Kosova. Ajo është bashkë-themeluese e REDO Design Association si dhe është përfshirë në organizimin e REDO International Design Conference në Prishtinë. Nita poashtu udhëheqë studion e vet të dizajnit grafik të quajtur BLLOK.

Blerta
Kambo

që nga viti 2013 është zyrtarisht fotografe primare e kryeministrit shqiptar Edi Rama. E mandatuar për photoshoots nga institucione private e publike jashtë dhe brenda Shqipërisë, përfshi vitet e fundit dhe staf i departamentit të fotografisë në DokuFest(KS). Ajo zhvillon edhe fotografine personale si formë arti, pjesëmarrëse në 15 ekspozita në grup dhe si anëtare jurie në konkurse fotografike. Autore e videos 'Kur të kujtosh' të këngëtares Elina Duni.

Era
Istrefi

është këngëtare dhe autore nga Kosova.
Për këngët dhe videot e saj kreative, së fundmi ajo ka pasur paraqitje në W Magazine.

Arjeta
Emra

drejtoreshë e British Council, një nga rrejtet më të mëdha në botë, të qendrave kulturore dhe programeve për këmbim kulturor.

Zyra e British Council në Kosovë ka qenë gjithmonë në ballë të ngjarjeve më të mira kulturore në Kosovë si dhe programeve kulturore jashtë vendit.